Pa shaka…


 
 

<<E KAM BURRIN TARAVOL>>

Një ditë, isha duke u kthyer në shtëpi duke bartur në krah një pako me njëzet kilogramë kaçika t'pulave të s'muta holandeze, kur më ndali zonja Hatixhe e më tha: - Nganjëherë, shpirti po më dhemb e zemra po më pikon gjak, kur po më kujtohet se çfarë taravoli kam marrë për burrë! Ku i pata sytë, he, mu bofshin kokoroshka (palagaqa)! K`si shmoklani s`mundesh me gjetë as nëpër terrin e Prishtinës e unë u ngula në të! Bile, po i thom: me mujt me u kthy' edhe një herë si dikur, kurrë s`të kisha marrë more Selim! Kur po më kujtohet se çfarë rastesh kam pasë, po don me më lujtë kapaku i kresë! Nganjëherë, kur po ma kopë barkun, s'po durohem pa i thanë: "Çou more Selim e livrit diçka, mos bo voe se s't'kam vnue klluq... shihe Ibishin, një pllambë njeri e pesë pllombë seri (edhe ky ma ka pasë shpallë dashurinë e unë budallica bojsha hajgare e lujsha me të si me arushën), me çdo regjim po punon: një herë me ata komunistat e vjetër, pastaj në dhjetë vjetët e fundit me shkijet e Sllobodanit e tash asht lidhë me këta t'sotit, e, i ka marrë katër banesa e shtatë dyqane, për dy muaj i ndërtoi dy banesa me nga pesë kate e na mbetëm në këtë kotec"! Dhe, a e dini si po më përgjigjet shuli i pites?

"Unë, baba e babgjyshi, e kemi pritë këtë ditë që as n'andërr nuk e kemi pa, me u çliru prej këtyre zullumqarëve, e ti po më flet për pasuni! Mos më përzij me këta gollova e mafijashë, se unë jam i kënaqun bukë e krypë, e shyqyr që erdhi kjo ditë. Faleminderit prej hazreti Klintonit e djemve tanë që dhanë jetën për këtë liri e ti po më përzien me këta pulaxhi që s'lanë koçak pa hi!" - Më kopi, bre, po don me ma dhanë infarktin e dytë. S'po mund të rri pa i thanë: "Po kush po të vet' sot, o çuran, se çka ke qenë dje, por ktheje gëzofin se mi grive edhe këto pak nerva që më kanë mbetë, more teveqel, e kce qysh po bje tupani i ri, se kurrkush s`po të vet' as për hosh as për balosh, se s`po ta ndez njeri i gjallë qirin, se mos me qenë Nana Terezë kishim cofë unit, se në vazhdoftë kështu s`ka me na ndihmu as Baba Terezë se le ma Nana! Burrat e botës po mbajnë në xhep mija marka, e ty s`munden me të gjetë asnjë fenig me çu n' tyrbe"!

Po..., me folë me at' mashkllin tem - asht kot, fol me Zenën - fol me 'stenën'. Ai trullani prapë me të vjetrën: "Unë jam patriot e jo mafioz". "Po kush po të vet' sot për patriotizëm, more ahmak?! Nantëdhjetë për qind të këtyre "patriotave" i kemi pa në Bllacë (sa me mjekrra të rrueme, sa me t'lshueme e t'krueme), n' Stankovc e n' Shqipni, tu mbajtë fjalime nëpër hotele e televizione, e tash nëpër kafehane tue shitë çallëm. Del e mbaj fjalim e rreh gjoks dhe tregoji plagët (zorrën qorre e ka hekë!), e trego që ka qenë komandant, se, zaten, kjo Kosovë e shkretë, veç komandanta kish pasë e asnji ushtar!" Qe, kështu m'duhet me i folë burrit tem, po badihava, ai me çdo fjalë ma shtin veremin he atij... ia shtifsha kunxhin te vorri, jarabi".

Kur pashë se zonja Hatixhe veç po>mirrte verem dhe unë po lodhesha tue i mbajtë kaçikat nën sqetull, u mundova me e qetësue. - Po kështu asht, moj zoja Hatixhe. Kështu ka qenë e ka me qenë; çlirimin e fillojnë patriotët, lirinë e bien trimat, dhe mjerisht, e shfrytëzojnë pulaxhitë e mafiozët. Nga ana tjetër, burri yt ka shumë kualitete; është shpianik, i ndershëm, nuk nget mbas femrave...

 (F.K.)
<<>>







 


    Pë më shum humor: 

 

ylimaly 2000